“Lojtarët serb janë miqtë e mi”, Behrami flet për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit: Marrëzi, ky gjest nuk ka vend në futboll

Valon Behrami ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjozen zvicerane “Blick.ch”. Ish-mesfushori është ndalur edhe te Botërori i vitit 2018. Festimi me shqiponjë nga ana e Xhakës dhe Shaqirit pas golave të shënuar kundër Serbisë hapi jo pak polemika asokohe. Por gjesti i tyre shihet si një marrëzi nga ana e Behramit, i cili nga ana tjetër pranon se ka miq nga lojtarët serb dhe se ata nuk janë përgjegjës për lu.ftën e zhvilluar vite më parë.

“Shqiponja e bërë nga Xhaka dhe Shaqiri? Unë ende e urrej këtë temë edhe sot e kësaj dite. Është futboll, jo politikë. Ky gjest nuk ka vend në fushën e futbollit, ishte marrëzi. Ne nuk po luajmë në lu.ftë. Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në gjest. Lojtarët serbë janë miqtë e mi, ata kanë lindur pas luf.tës. Kjo është arsyeja pse ata thjesht duhet të luajnë futboll në këtë Botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër“, ka thënë Valon Behrami./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *