“Alibitë u zhdukën, tani duhet të flasë fusha”, trajneri i Empolit ia bën të qartë Bajramit: Nuk është i sigurt në formacion

Empoli do të ndeshet mbrëmjen e nesërme me Salernitanën, ndeshje e vlefshme për javën e 5 të Serisë A. Trajneri Zaneti ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të takimit, ku është ndalur edhe te Bajrami. Kreu i pankinës e bën të qartë se mesfushori shqiptar nuk e ka vendin e sigurt në formacion dhe se tani është fusha ajo që duhet të flasë.

“Çfarë i takon Bajramit nuk është e sigurt, është edhe Pjaca. Ka nevojë që njëri të dalë dhe tjetri të hyjë. Pres shumë nga Bajrami, këtë e kemi vlerësuar në kaq shumë momente. Fjalimet kanë mbaruar, alibitë janë zhdukur dhe fusha duhet të flasë”, ka deklaruar Paolo Zaneti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online