Lojtarët që u goditën fizikisht! Vetëm trajneri i Bayern Munchen mund ta merrte këtë vendim, hoqi nga loja Sane për të futur Mane

Sadio Mane është rikthyer sonte në skuadrën e Bayern. Senegalezi luajti 30 minuta në barazimin mes Bayernit dhe Manchester City në çerekfinale të Champions League dhe arriti të fitojë një penallti të cilën Joshua Kimmich e shndërroi në gol.

Është sigurisht interesante që Mane hyri në lojë në vend të Leroy Sane. Ishte minuta e 63-të e ndeshjes kur trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, vendosi të bënte këtë zëvendësim dhe e gjithë bota e futbollit mund t’i shihte këta dy futbollistë me shumë kureshtje.

Sane dhe Mane tashmë janë treguar si profesionistë të vërtetë. Ata përshëndetën njëri-tjetrin gjatë ndërrimit pavarësisht se në javën e kaluar Mane goditi Sanen në dhomën e zhveshjes, me skandalin që ishte kryefjala e mediave botërore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online