Përballja e sotme mes Tiranës dhe Egnatias prodhoi një lojë mjaft argëtuese. Skuadrat patën rastet e tyre përgjatë 90 minutave, ndërsa loja ishte mjaft intensive dhe e lu.ftuar. Të dy ekipet luajnë për objektiva të rëndëishëm këtë sezon dhe tre pikët ishin një synim i përbashkët në këtë sfidë.
Por, kjo nuk ishte arsyeja e vetme që motivoi lojtarët këtë mbrëmje. Në tribunën e “Elbasan Arena”-s ishte edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me ndihmësin e tij, Doribën, siç duket edhe në foton e siguruar nga “Oversport”-i. Lojtarët e Tiranës dhe të Egnatias kishin një arsye më tepër për të shkëlqyer në fushën e lojës, teksa përveç fitores, kërkonin të bënin një përshtypje të mirë në sytë e njeriut që ka në duar ftesat në Kombëtaren kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/