“Më shumë kohë po kaloj me fizioterapistin në krevat se me të dashurën”, Kristal Abazaj: Golin e dytë e shënoi ekipi, Lushkja e serviri në pjatë dhe unë e hëngra

Tirana-Egnatia ka përfunduar me shifrat 2-1 për kryeqytetasit. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të, kur Kasa zhbllokoi rezultatin. Por Tirana përmbys ndeshjen me anë të Kristal Abazajt. Sulmuesi tund dy herë rrjetën e Egnatias, fillimisht në minutën e 37 dhe më pas në të 57-n, duke i dhënë tre pikët bardhebluve. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Abazaj (Tirana): “Është një fitore shumë-shumë e rëndëishme. Është nga ato fitore që të gëzon shumë. Jam shumë i kënaqur me golat. Dua të falenderoj ekipin, pasi golin e dytë e shënoi ekipi. Ndrarja e meritave te goli i dytë? Aleksi fitoi topin, Lushkja ma serviri në pjatë dhe unë e hëngra. Kundërshtari meriton meritat e veta, por ne jemi Tirana dhe luajmë vetëm për fitore. As e kemi menduar fare ndeshjen me Partizanin. Partizani ka kohë. Unë kam një dëmtim dhe jam duke u rekuperuar akoma. Pse ia dedikova golin fizioterapistit? Më shumë kohë po kaloj me të në krevat se sa me të dashurën”.

Tetova (Egnatia): “E kishim studiuar shumë mirë këtë pjesë. I kishim lënë lojtarët 1 kundër 1. Në pjesën e dytë morëm një gol në tranzicion, ku lojtari mund të kishte bërë faull dhe të ishte ndëshkuar. Nuk kishte asnjë problem. Do ndëshkohej me të kuq? Patjetër, ato janë episode që më mirë me të kuq se sa të pësonim. Megjithatë, jam i kënaqur me djemtë për atë që dhanë në fushën e lojës. U treguam naivë në disa momente. Goli i parë i Abazajt erdhi me devijim. U devijua goxha, sepse në atë kënd është shumë e vështirë të shënosh. U bënë disa ndeshje rresht që ne marrim gol me devijim. Normalisht, nuk të vjen mirë. Sot nuk ishte një ndeshje për t’u humbur. Por këto janë ndeshje që vendosen nga një episod”.

Shehi (Tirana): “E dinim që ishte një ndeshje e rëndëishme me një kundërshtar shumë të fortë. Komplimenta skuadrës për atë reagim. Ndeshja shkoi 0-1, por treguam karakter dhe shpirti i skuadrës bëri që të mos dorëzohemi. Jam shumë i kënaqur me Kristalin. Po na ndihmon me atë gjendje që ka. Nuk është as në 70%-shin e vetë. Sot tregoi që është një lojtar që bën diferencën. Jam shumë i kënaqur që pas atyre peripecive sot shënon dhe na mori për dore. Është ndeshje midis dy kundërshtarëve forcë e parë dhe kampionatit dhe e treta. Jo më kot janë këtu. Sot kam 100 ndeshje me Tiranën dhe kjo është arritje. Më dhuruan një fanellë me emrin tim dhe me numrin 100”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online