“Lojtarët janë të dorëzuar, nuk besojnë te Kukësi”! Gjendja e ballshiotëve ndaj Partizanit, luajnë me të rinjtë

Bylisi do të luajë kundër Partizanit sa i përket ndeshjes së fundit në Superiore. Ballshiotët kanë ende shpresë matematikore për të mbërritur në “Play-Out” dhe për të mos shkuar në Kategorinë e Parë. Megjithatë për të besuar te ky variant kërkohet fitorja e Kukësit ndaj Kastriotit.

Por si është gjendja e ballshiotëve? Gazetari Glendi Tafaj ka thënë për “Supersport” se Bylisi është tërësisht i dorëzuar dhe do të luajë me të rinjtë ndaj Partizanit, pasi nuk beson aspak se Kukësi do të fitojë kundër Kastriotit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *