Lojtarët “fantazmë” ishin arsyeja e dështimit, Dosti i sygjeron Partizanit: Dëgjoni Marinin!

Edmond Dosti i ka sugjeruar në një status në Facebook drejtuesëve të klubit të Partizanit, Gaz Demit dhe Olsi Ramës, që të bëjnë të mundur të ketë një marrëveshje mes trajnerit të ri që do vijë tek Partizani dhe menaxherit Elton Marini. Sipas ikonës së të kuqve, agjenti fierak ka bërë një punë të shkëlqyer në Superligë, duke zbuluar talente si Mlladen Bërkiç, Pero Pejiç, Brus Inkango dhe më i vlerësuari Kaleb Ekuban.

Nën menaxhimin e Marinit janë edhe emra të njohur të arenës kombëtare si, Kristal Abazaj, Realdo Fili dhe Sindrit Guri. Një problem madhor tek Partizani ishte afrimi i disa futbollistëve “fantazëm”, që kanë peshën kryesore të fajit në dështimin e klubit për të arritur objektivat dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *