“Lojtarët e Tiranës festonin për golat e rivalëve”, Osmani plas skandalin: Shiheni me Memen dhe Ahmatajn

Fundi i rrugëtimit në Superiore për Tiranën ka ardhur dhe gjithçka ka ndodhur në mënyrën më të mirë të mundshme, me trofeun në duar. Por suksesi nuk ka qenë aspak i lehtë dhe këtë, të paktën i këtij mendimi është edhe Tefik Osmani. Mbrojtësi bardheblu njihet për faktin se është një njeri i drejtpërdrejtë dhe ka folur hapur në një intervistë me gazetaren Klevisa Alinani në “Fax Sport”.

“Kam shumë të vërteta për të thenë”, do të shkruante Osmani pak ditë më parë në rrjetin e tij social dhe kështu ka bërë. Madje duke plasur edhe skandalin te Tirana. Mbrojtësi korçar tregon prapaskenat, duke u shprehur se Mema dhe Ahmataj janë hasur me presione nga lojtarët, ndërsa për këta të fundit thotë se festonin golat e kundërshtarëve.

“Na ka munguar shumë prania e tifozëve, por na bënte edhe vetë atmosfera e ngritjes së kupës të ndjesh emocionet e titullit të fituar. Jo vetëm me presidentin Halili, por me të gjithë presidentët ku kam luajtur kam qenë shumë afër me ta. Megjithatë presidenti Halili është pak më ndryshe nga të tjerët dhe bie më shumë në sy që më ka pikë të dobët.

Nuk ka qenë aq e lehtë. Disa miq të ngushtë më kanë thënë që e ke ditur se do të fitojë Tirana titullin për 100 vjetor prandaj ke bërë këtë lëvizje. Nuk është e vërtetë që e kam ditur. Di të them që kemi vuajtur shumë dhe po ti tregoj vuajtjet tani duhet natë e gjatë dimri.

Po të shikosh shumica dalin dhe duan të marrin shumë merita. Dje jam ndjerë shumë mirë, pasi shumë miq të mi e kanë pritur këtë titull, sepse ka vuajtur si Karabeci, Muça etj. Por normalisht nga të gjithë këta ka vuajtur presidenti Halili. Pasi në çdo dështim është akuzuar më shumë nga të gjithë. Tani që jemi shpallur kampion duam të marrim të gjithë meritat, edhe Osmani, por ne kemi bërë thjesht detyrën. Nuk ka ndodhur që të në moment goli te Tirana të festojnë më shumë lojtarët e stolit se sa të formacionit. Po ta shikoni që nga fillimi i kampionatit me profesor Ardin dhe më pas me profesor Julin, po të kapni momentet e lojtarëve në stol mund të keni kapur momente kur ekipi Tiranës ka pësuar gol dhe lojtarët e Tiranës mund të kenë qeshur apo të kenë gëzuar për ekipin tjetër. Por pak rëndësi ka, kur fiton i harron të gjitha.

Profesor Egboja ka meritë te fitimi i titullit. Kur fiton nuk gjykohesh. Mund t’ju them edhe këtë tjetrën, pasi si presor Ardi edhe Juli kanë punuar shumë shumë mirë. Por ka qenë presioni i lojtërëve, pasi kishte lojtarë që nuk prisnin radhën. Në momentin që dikush gabonte direkt trokiste te dera e trajnerit dhe këtë e them me bindje të plotë. Kur them presion e kalon mbi presion, po nuk dua të them ndonjë fjalë tjetër tani që janë kërcënuar. Po e lë me kaq.

Ky titull me Tiranën është pak i veçantë, sepse kur shkova te Korça ata i kishin fituar ato titujt, po të them të drejtën me Tiranën ndihem më mirë. Po të na lejonte qeveria të festonim me tifozë edhe sot do ishim duke festuar në stadium. I thashë edhe Vangjelit kur po shkonim në stadium, më duket sikur po luajmë me Partizanin e Beogradit te ndeshja me Skënderbeun, shumë policë”, ka deklaruar Tefik Osmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *