Egnatia ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Kastriotit. Pjesa e parë ishte e gjitha e përgjumur, ndërsa ekipet e kishin lënë që të vendosej gjithçka në të dytën. Fillimisht ishte penalltia e fituar nga Duranski në të 57.
Për shkakun e shumë penalltive të humbura në Kupë, Ramadani ia besoi ekzekutimin Krasniqit. Ky i fundit nuk gaboi dhe arriti që të gjente rrjetën. Shumë raste të shpërdoruara nga ana e Egnatias për golin e dytë dhe Kastrioti barazoi, po sërish, nga 11-metrat.
Lila do të dalonte me dorë topin që po shkonte në portë dhe Kaina e ndëshkoi Pujën nga penalltia. Goli i fitores erdhi në minutën e 89, teksa Ademi fluturoi mbi të gjithë pas një goditje dënimi. Në minutat e fundit ka qen situatë e tensionuar teksa fusha dukej si arenë boksi, atje ku Magani u ndëshkua me karton të kuq. Më poshtë gjeni reagimet e trajnerëve për “Supersport”:
Cela: “Ishte ndeshja e interpretuar gabim në pjesën e parë. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe lojtarët u sollën ndryshe. Kur ne barazuam, Egnatia u fik. Ato 5 minutat duhet t’i kishim shfrytëzuar më tepër. Por sot nuk ishim në ditën më të mirë. Nuk ishim në eufori pas fitores me Tiranën. Megjithëse unë do të doja që të kishim këtë eufori ndaj Tiranës, që të kishim më shumë qarkullim topi”.
Ramadani: “Duhej të tregonim se po luanim në shtëpi. Ishte një ndeshje me shumë l.uftë sportive. Hiq ato momentet e fundit, me siguri që Maganin e kanë ofenduar rëndë pasi është djal i qetë, duhet të them se e kishim ndeshjen në kontroll dhe po të dyfishonim rezultatin, do ta kishim në kontroll. Kemi pësuar një gol, që e pësojnë edhe ekipet e mëdha, jo vetëm ne. Me pak fat arritëm që të fitonim”.