“Lojtarët e mi kanë luajtur në liga të mëdha”, trajneri i AEL-it “kërcënon” Vllazninë: Nuk kemi shpresë nëse mendoni se…

 

AEL Limasol ka mbërritur në Shkodër, ku ka zhvilliar edhe seancën e parë stërvitore në “Loro Boriçi”. Trajneri i qipriotëve ka qenë i pranishëm në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes, ku ka folur pr duelin e nesërm nga i cili varet kualifikimi. Kerkez vlerëson ekipin e Vllaznisë, por nga ana tjetër shprehet se e kanë një plan për fitoren. Trajneri i AEL-it ka besim te lojtarët e tij, të cilët kanë luajtur në liga të mëdha dhe kanë eksperiencën e duhur për të përballiar ndeshje të tilla.

“Ne kemi një ndeshje të dytë kundër një ekipi të mirë. Një ekip me një shtëpi të mirë, ne do të japim gjithçka për të kaluar. Ne kemi 1-2 probleme, por për momentin vetëm loja e nesërme është e rëndësishme.

Nëse mendoni se do të shpenzojmë kohën duke luajtur në mbrojtje, atëherë nuk kemi shpresë. Ju duhet të luani futboll. Ne kemi planin tonë.

Duam të luajmë me njerëz. Unë kam besim tek lojtarët e mi, kam lojtarë që kanë luajtur në liga të mëdha”, ka thënë Dushan Kerkez./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online