Lojtarët e Chelsea-t grinden për një penallti, zemërohet Abraham dhe reagon Lampard: Nuk ka problem, dua pak konflikt

Chelsea ka fituar në shifrat 4-0 ndaj Crystal Palace për të bërë detyrën në shtëpi dhe duke grumbulluar tre pikët e radhës. Por në golin e dytë të takimit ka pasur një skenë tërësisht për t’u evituar te londinezët.

Abraham ka fituar një penallti në zonë dhe ka shkuar menjëherë për të marrë topin dhe për ta ekzekutuar, megjithëse këtë përgjegjësi Lampard ia ka deleguar Jorginhos. Do të ishte vetë kapiteni i Chelseat, Azpilicueta, që shkon për t’u grindur me Abraham duke ia bërë të qartë se nuk duhet ta godasë 11-metërshin.

Topin ia ka dhënë menjëherë Jorginhos që me stilin e tij të veçantë në ekzekutim e dërgoi sferën në rrjetë, për të gjetur golin e dytë të takimit. Ndërkohë trajneri Lampard e ka komentuar shkurtimisht në këtë mënyrë incidentin: “Kemi rënë dakort se kush duhet të jetë përgjegjësi për të ekzekutuar penalltitë. Nuk ka problem, unë dua liderë në fushë dhe pak konflikt. Ishte e bukur të shihje Abraham me atë lloj entuziazmi, por nuk mund të kërcesh përpara në listë”, ka thënë Lampard. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online