Shqipëria U-21 do të luajë kundër Andorrës U-21 në kualifikueset e Europianit dhe kundër Bullgarisë në miqësore. Trajneri Bushi u shpreh se do të marrë një tjetër element nga Kombëtarja A që do të pasurojë organikën për të dalë të dytët në grup.
“Kemi marrë lojtarët që janë më në formë. Lojtarët e rinj duhet të kenë etje për Kombëtaren, jo lodhje. Jemi ekip n? rritje, për herë të par? zumë vendin e 3 në sezonin e shkuar. Furnizuam Kombëtaren A, ndërsa tani do kërkojmë vendin e dytë.
Jam shumë i kënaqur me kampionatin shqiptar se kanë nxjerrë lojtarë të rinj. Përveç Anglisë në grup, jemi të barabartë me gjithë të tjerët. Do diskutoj me trajnerin dhe mund të marrim një lojtar nga Kombëtarja A që do bëjë diferencën, mund të jetë Broja ose Kumbulla”, tha Bushi. /Sport Ekspres/