“Lojtar që do ketë karrierë të madhe”, zyrtari i Interit ngre në qiell Asllanin: Më ka mahnitur gjithmonë…

0

Kristjan Asllani është një nga talentet e reja të Serisë A, ku ka spikatur që me sezonin e tij debutues në elitë. Mesfushori shqiptar ka rënë në radaët e Interit, që po vëzhgon nga afër paraqitjet e tij në fushë. Drejtori i sektorit të të rinjve ka folur për “Sportitalia” në lidhje me Asllanin, për të cilin nxjerr nga goja vetëm fjalë pozitive.

“Empoli është gjithmonë një vatër e lojtarëve të rinj dhe të talentuar. Kristjan Asllani është një lojtar që pati edhe fatin të gjejë një mësues si Aurelio Andreazzoli. Ai si të tjerët së shpejti do të lansohet në ekipin e parë. Asllani është një lojtar që do të ketë një karrierë të madhe. Më ka mahnitur gjithmonë personaliteti i tij si në Primavera ashtu edhe në Serie A”, është shprehur Roberto Samaden./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.