Lojërat e kontratës nuk i veshin gjykimin, legjenda e Milanit me elozhe për Donnaruman: Në moshën e tij, askush kështu

Që prej moshës 16 vjeçare Donnaruma është një nga lojtarët kryesorë tek skuadra e Milanit. Italiani është padyshim i pazëvendësueshëm në portën kuqezi, pasi shumë herë ka qenë vendimtar në fitoret e tyre. Megjithatë Gigio është bërë shumë herë pjesë e mediave për shkak të mosvendosjes së tij nëse do të largohet apo të qëndrojë tek Milani.

Faktor është bërë Raiola, agjenti i tij i cili kërkon të përfitojë më shumë financiarisht për klientin, si dhe duke kënaqur nevojat personale. Ish-legjenda e Milanit, Demetrio Albertini ka ngritur në piedestal gardianin kuqezi si dhe gjithashtu nuk guxoi të gjykonte asgjë mbi të ardhmen e tij, duke thënë se vendimi i takon vetëm Donnarumës.

“Donnarumma është portier i madh! Në moshën e tij askush nuk ishte kështu! Tani u mësuam. E ardhmja? Vendos Gigio jo klubet që e duan. Nëse ai do të ndryshojë skenar do të largohet, nëse ka vendosur të bëhet simbol i Milanit do të vazhdojë”-u shpreh Demetrio Albertini./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online