Lojërat Aziatike | Skandal seksual, dëbohen katër basketbollistët japonezë

Në Indonezi po zhvillohen Lojërat Aziatike dhe delegacionit japonez i ka ndodhur një episod i pakëndshëm. Katër lojtarë të skuadrës së basketbollit janë dërguar në shtëpi, sepse kanë kaluar një natë me prostituta. Basketbollistët  Juga Nagajoshi, Takia Hashimoto, Takuma Sato dhe Keita Imamura janë larguar nga fshati olimpik të mërkurën në mbrëmje dhe të veshur me uniformat e ekipit, ata janë nisur drejt një zone famëkeqe të Xhakartës, ku kanë paguar disa prostituta, më të cilat kanë kaluar natën.

Jasuhiro Jamashita ka folur për episodin në fjalë. Ai kërkon falje dhe ndihet i turpëruar nga sjellja e katër sportistëve.

Ndihem i turpëruar. Unë sinqerisht kërkoj falje dhe nga tani e tutje do të synojmë të japim informacione të hollësishme për sportistët tanë”, komenton kreu i delegacionit japonez. Nuk ka munguar as reagimi i presidentit të federatës japoneze të basketbollit.

I paraqes keqardhjet e sinqerta Komitetit Olimpik dhe publikut japonez. Do të vendosim sanksionet e duhura për katër sportistët, pasi të kemi një pasqyrë të qartë të ngjarjes. Duhet të angazhohemi që këto ngjarje të mos ndodhin më”, flet Juko Mitsuja.

Ky është një rast i përsëritur për delegacionin japonez. Katër vite më parë një notar dëbohej, sepse doli një video, ku ai i vidhte aparatin fotografik një gazetari.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *