Logjikë dhe ekuilibër, në Itali i kërkojnë falje Gatuzos

Trajneri i Milanit ka ringjallur një skuadër që dukej në kaos total. Tani të gjithë e lavdërojnë dhe kërkojnë konfirmimin në stolin kuqezi

Kur Rino Gatuzo la të rinjtë e Milanit për të marrë drejtimin e ekipit të parë disa muaj më parë, ishte një zgjedhje provizore, ndoshta e detyruar, pasi drejtuesit e Milanit nuk kishin ku të përplasnin kokën. Asnjë emër i madh nuk pranonte të merrte atë lloj Milani, skuadër në mes të tabelës, pa cilësi, pa lider e pa entuziazëm. Edhe gazetarët italianë nuk duruan shumë dhe pak javë pasi Gatuzo nisi punën filloi breshëria e kritikave, aq më shumë që Milani u ndal edhe në Benevento. Koha është ilaç, jemi në muajin shkurt dhe Gatuzo ka bërë për vete të gjithë: tifozët, lojtarët, drejtuesit dhe gazetarët. Këta ta fundit pak nga pak po bëjnë autokritikë dhe po kërkojnë falje për nxitimin, ndërsa Sportmediaset e thotë hapur: “Gjëja e parë që duhet bërë është t’i kërkohet falje Rino Gatuzos, duke e nisur nga vetja”, shkruan uebsiti i njohur italian, që historikisht ka qenë pranë Milanit, edhe për shkak të lidhjes së fortë me Silvio Berluskonit (është faqja zyrtare e rrjetit televiziv Mediaset, që i përket Berluskonit).

“E nënvlerësuam dhe gabuam. Menduam se nuk ishte njeriu i duhur për të ringritur Milanin. Nuk e dëgjuam. Duket e kotë të thuash gjithë kohën që nuk je vetëm grinte e zemër, kur gjithë jetën ato ke pasur. E megjithatë, Rino thoshte të vërtetën. Ka treguar se është një administrues njerëzish dhe një trajner i mirë. Një që i ka idetë të qarta. Pak koncepte, por të sakta. Pak rëndësi ka nëse puna e tij nisi me stërvitje si marinsa për të kapur formën e plotë fizike. Më pas, menjëherë, Gatuzo hodhi në fushë një skuadër me tru, logjikë dhe organizim. Tani Milani i tij është një skuadër”, shkruhet në analizën e Sportmediaset.

“Tani askush të mos presë fluturime drejt diellit, kuqezinjtë nuk janë ende gati, por ndërkohë nuk duhet nënvlerësuar një skuadër që ka gjetur ekuilibër në harkun e 90 minutave, që ka rigjetur stabilitet psikologjik dhe që nuk humbet më. Nëntë ndeshje rresht pa humbje, pa ndonjë kulm të lavdishëm, por duke qenë gjithnjë gati, me përjashtim të një barazimi në Udine, që do të ishte një fitore nëse Kalabria nuk do të dilte me karton të kuq në mënyrë naive. E nisi shumë keq Gatuzo, e kritikuam shumë, por tani ka gjetur rrugën e duhur dhe i detyrohemi një ndjesë”.

“Tani Milani e do në drejtim të anijes edhe për sezonin e ardhshëm. Një zgjedhje e drejtë, vazhdimësie, më në fund, pas disa muajsh pasigurie për të ardhmen. Të besosh te Gatuzo është një detyrim, i duhet dhënë meritë, pa u joshur nga CV-të e frikshme të kolegëve më të famshëm. Është një zgjedhje, është e duhura. Skuadra është me Gatuzon, ata që nuk luajnë nuk i varin turinjtë, sepse skuadra po fiton. Përveç kësaj, Gatuzo përmend gjithmonë grupin, duke premtuar se do të luajnë të gjithë, edhe ata që mund të jenë të zemëruar. Samp, Roma, Inter dhe përveç tyre, Lacio në kupë, do të tregojnë ku mund të arrijë ky Milan. Ndërkohë, Gatuzo ka fituar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online