Tashmë është zyrtare, “Loco” Marcelo Bielsa kthehet në drejtim dhe shkon në divizionin e dytë anglez, ku do të drejtojë Lidsin.
Argjentinasi firmosi mbrëmjn e djeshme një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një vit tjetër.
“Jemi të gëzuar të lajmërojmë marrëveshjen me Bielsën, i cili më parë ka drejtuar me sukses kombëtaret e Argjentinës dhe Kilit, përveç skuadrave si Njuells Old Bojs, Atletik Bilbao e Marsejë”, shkruan Lidsi në faqen zyrtare.
Vetë Bielsa deklaroi: “Ka qenë gjithnjë ambicie e imja që të drejtoja një skuadër angleze, kam pasur shumë raste, por po prisja projektin e duhur. Kur një klub si Lidsi, me historinë e tij, më bëri një ofertë, nuk mund të refuzoja”.