“Llullakut ia bëmë ofertën, por kjo të prish punë”/ Djarmati tregon Vllaznia: Gurishta është gati për Kombëtaren

Vllaznia e ka mbyllur vitin 2020 në krye të renditjes së Superiores, duke tejkaluar çdo pritshmëri. Ekipi i drejtuar nga Brdariç numëron gjashtë pikë më tepër sesa Teuta e vendit të dytë duke bërë një garë thuajse në perfeksion. Drejtori i shkodranëve, Djarmati, ka dhënë një intervistë për “Fax Sport” pas barazimit kundër Tiranës. Atje është folur edhe sa i përket merkatos së Vllaznisë, ku është pohuar oferta e bërë për Llullakun.

“Duke marrë për bazë që Tirana është kampione e Shqipërisë, nuk mund të themi se Vllaznia mori “vetëm” një pikë. Duhet të kuptojmë se nuk mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe padyshim që kishim respekt maksimal për një kundërshtar si Tirana, që ka fituar titullin kampion. Por duke parë mundësitë që kemi krijuar dhe sidomos në pjesën e dytë, mund të themi se humbëm dy pikë dhe që Tirana fitoi një pikë.

I kënaqur për humbjen e Partizanit ndaj Laçit? Jo edhe aq në fakt, i kënaqur do të isha nëse do të dilnin barazim. Nuk jam i kënaqur se Laçi ka më shumë cilësi se Partizani për mendimin tim dhe është një nga ekipet më të forta në Superiore që kërkon titullin kampion. Është ndërtuar për të shkuar kaq larg dhe është një nga ekipet që ka më tepër cilësi. Ne si Vllazni jemi ndërtuar për të shkuar në Kupat e Europës, nëse nuk do të shkonim, atëherë do të mërziteshim shumë. Pastaj nëse fitojmë titullin apo Kupën do të ishte bonus.

Transformimi i lojtarëve? Më ka befasuar më së shumti Gurishta. Ky lojtar për mua është gati edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Një tjetër lojtar që ka pasur rritje shumë të madhe në lojë duke e krahasuar me më para se të vinim ne si drejtues është edhe Krymi. Merkato? Shikoni, e kemi bërë ofertën ne për Llullakun dhe ai dëshiron që të vijë, por duhet të presim. Jemi shumë të interesuar për ta transferuar, por kaq për momentin. Në fakt nuk do të doja që të dilte as emri i tij. Më bezdis shumë kjo gjë që të zbulohen emrat përpara kohe pasi të prishin punë me ekipet e tjera. Për sa kohë do të jem unë këtu, nuk del asnjë emër lojtari që ne kërkojmë përpara kohe, deri në momentin që unë do fotograhem me të duke firmosur”, ka thënë Djarmati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online