Llotot pritet të rikthehen në Shqipëri, Edi Rama: Do të jenë vetëm 3 kompani

Shumë është folur për hapjen e kompanive të basteve në Shqipëri. Edi Rama ka reaguar pas shumë kohësh në dëgjesën publike me kreun e KOKSH, FSHF dhe Federatave të Sporteve të tjera. Një biznes i ri që nuk është zhdukur, por ka qënë në të zezë.

Tashmë pritet rihapja e tyre duke njohur të ardhurat e mëdha që qarkillohen prej saj. “Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallonet e basteve, lojrat apo te makinetat. Konsiderata është te bastet online. Paçka dënimeve dhe arrestimve, ky fenomen nuk ka rënë. Ky reflektim i sotëm është i domosdoshëm.

Ka shumë diskutime mbi bastet online. Salla parazitësh ku mblidhen njerëzit dhe hedhin në erë kursimet, nuk do ketë.

Nga konsultimet që kemi bërë, veç rrjeteve informale të aktivitetit në të zezë që janë online, është edhe fenomeni i futjes së kompanive ndërkombëtare në Shqipëri, ose i futjes së rezidentëve shqiptarë në faqet e tyre.

Licencimi i tre prej tyre e bën më të pamundur edhe pjesën e zezë, pasi futet në lëvizje mekanizmi i mbrojtjes së konkurrencës në Europë. Sepse nuk mund t’i futesh tjetri aty ku ai ka licencë”, tha Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online