U luajtën sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës dhe java e 17-të ka nisur me dy fitore të thellë, të dyja me rezultat 3-0.
Në Gjakovë pritej me interes të madh sfida mes Vëllaznimit dhe Llapit kryesues, por miqtë nga Podujeva treguan se e meritojnë kryesimin, duke fituar 3-0, me gol të Zhdrellës nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë dhe me dy gola nga Bërbatovci në pjesën e dytë.
Për momentin në ndjekje të Llapit vihet edhe Liria, që në Prizren është një skuadër e frikshme. Sot bardhezinjtë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi thyen pa probleme 3-0 Besën e zhytur në krizë të thellë financiare, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë. Ilir Mustafa që në fillim dhe Qëndrim Gashi me dy gola në pjesën e dytë thyen miqtë nga Peja.