Liverpuli shkatërron Brajtonin, Totenhami ngec sërish

Liverpuli më në fund duket se ka gjetur stabilitetin e munguar në lojë dhe në rezultate në Premier. Në harkun e tri ditëve skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka arritur fitoren e dytë radhazi jashtë fushe.

Pasi ka shkatërruar Stouk Sitin 3-0 në mesjavë, para pak minutash “The reds” kanë shpartalluar Brajtonin 5-1 në një takim të dominuar nga fillimi në fund.

Emre Xhan i ka dhënë epërsinë Liverpuli pas gjysmë ore lojë, teksa në harkun e 80 sekondave, Firmino ka dyfishuar shifrat. Në fillimin e pjesës së dytë Firmino ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin për Liverpulin. Marrej ka provuar të kthejë Brajtonin në lojë (51’) me 11-metërsh, por “të kuqtë” kanë shënuar dhe dy herë të tjera në fund të ndeshjes me një magji të Kutinjos (87’) dhe një autogol të Dank (89’).

Ngec Totenhami – Tjetër zhgënjim për Totenhamin që këtë herë ndalet nga Uotfordi në një barazim 1-1. Kristian Kabasele ka kaluar përpara Uotfordin, teksa koreani Son Heung-Min ka barazuar për “Gjelat”. Në pjesën e dytë Davinson Sançez ka lënë me dhjetë vetë Totenhamin, duke ia bërë dhe më të vështirë londinezëve, që pavarësisht përpjekjeve nuk kanë mundur të shënojnë. Gjithçka mbyllet në barazim dhe Totenhami rrëshqet në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Arsenal-Junajtid – Në program për sot është dhe takimi i rëndësishëm mes Arsenalit dhe Junajtidit që pritet të fillojë pas pak minutash.

Java 15 

Çelsi – Njukasëll    3-1

Brajton – Liverpul   1-5

Everton – Hadërsfilld 2-0

Lester – Bërnli 1-0

Stouk – Sounsi  2-1

Uotford – Totenham   1-1

Uest Brom – Kristal P.     0-0

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *