Liverpuli pak nga pak po bëhet klubi mbret i merkatos verore, sepse pasi ka blinduar mesfushën me dy lojtarë shumë premtues si Nabi Keita dhe Fabinjo, duke shpenzuar 94 milionë sterlina në total, tashmë mbyll edhe blerjen e mesfushorit ofensiv të Lionit Nabil Fekir.
Ylli i kombëtares franceze ka kohë që përflitet se është në bisedime me Liverpulin dhe tashmë L’Equipe raporton se gjithçka është mbyllur, me një marrëveshje për 53 milionë sterlina, plus rreth 5 milionë të tjera në bonus.
Me shumë gjasa nesër do të kryhen kontrollet mjekësore dhe Fekir do të niset i qetë për në Kupën e Botës,
24-vjeçari, i cili ngjan shumë me Salah për nga mënyra e lojës, shënoi 18 gola në 30 ndeshje kampionati në sezonin e fundit.
Për t’u përmendur fakti interesant se Liverpuli praktikisht me paratë e marrë nga Barcelona për Filipe Kutinjon bëri mesfushën nga e para, sepse Keita, Fabinjo dhe Fekir konsiderohen titullarët e së ardhmes.