Manchester City ka fituar bindshëm 4-0 ndaj kampiones më të re të Premier Ligës, skuadrës së Liverpulit. “Qytetarët” shënuan 4 herë në portën e të kuqvëve pavarësisht dominimit total që kishin vendosur të kuqtë këtë sezon futbollistik në Angli.
Golat e takimit u shënuan nga Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Phil Foden dhe Oxlade Chamberlain (og). Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Guardiola konsolidon vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, duke qenë 11 pikë përpara ndjekëses më të afërt, Leiçesterit. Ndërkohë për një prej gazetarëve ka qenë disi e vështirë intervista me Klopin në përfundimin e takimit, duke u vendosur në siklet.
“Kur rezultati ishte 0-0, a mendon se kishit mundësi të mira?”. Ndërkohë trajneri i Liverpulit i ka dhënë menjëherë përgjigjen duke buzëqeshur: “Ti po më pyet mua? Pse po më pyet që a kishim shanse? Kishim momente të mira, por përse më pyet mua kur ti e sheh ndeshjen më i qetë. Është pa kuptim kjo lloj pyetje”. /Sport Ekspres/
. @GeoffShreeves ? “At 0-0 did you have good chances?”
Jurgen Klopp ? “You ask me? why are you asking me? you watched the game completely calm why are you asking me?” pic.twitter.com/zGudulNeqN
— Football Daily (@footballdaily) July 2, 2020