Liverpuli nuk shitet, refuzohet oferta mbi 2 miliardë euro e sheikut

Mund të ishte shitja më e shtrenjtë në histori e një klubi futbolli, por nuk ndodhi ashtu. Liverpuli nuk është në shitje, edhe pse oferta e paraqitur ishte nga ato që vështirë se refuzohen.

Khaled Bin Zajed Al Nehajan, kushëriri i sheikut Mansur, i cili zotëron Mançester Sitin, provoi të blinte “The Reds” në fund të vitit 2017. Oferta ishte faraonike: mbi 2 miliardë euro!

Përpara shifrës së jashtëzakonshme, përgjigjja e pronarëve amerikanë ishte e vendosur: “Jo, nuk e shesim klubin”. Te Liverpuli janë të hapur të afrojnë vetëm aksionarë minorance.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *