LIVE, zgjedhjet në FSHF/ I deleguar nga UEFA në Shqipëri, Boniek: Jam i mahnitur me ndryshimin tuaj, kam bërë tifoz për Kombëtaren

Vetëm pak minuta më parë ka nisur edhe Asambleja e Përgjitshme Zgjedhore. Në ditën e sotme do të njohim edhe presidentin e ri të FSHF. Në fjalën përshëndetëse, Zboniek ka qenë i mahnitur me ndryshimin në futbollin shqiptar, teksa ka ardhur për të përfaqësuar UEFA-n.

Boniek: “Doja të përcillja përshëndetjet e Ceferin dhe UEFA. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira, po shohim sesi po rriteni çdo ditë si Federatë dhe përfaqësuesi juaj, Duka, bën pjesën në UEFA. Është hera e dytë që vi në Shqipëri, herën e parë kam ardhur në 1985 si lojtar, kam pasur mundësinë të luaj me Kombëtaren tonë. Nëse dikush nuk e mban mend rezultatin, duhet të pyesni. Jam i mahnitur me ndryshimin, stadium i mahnitshëm dhe selia ishte shumë e bukur. Kam bërë tifo për Shqipërinë në Europianin e Francës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *