Ekskluzive/ “Skënderbeu nuk bie nga Superiorja”! Basti i Zguros, tregon edhe premtimin që i dha Skënder Gegës në bisedën e gjatë

Në Skënderbeun e mbushur mes emrave të rinj, Zguro është një prej atyre lojtarëve që udhëheq korçarët falë eksperiencës së madhe. Kjo është pika delikate e korçarëve që jep siguri të madhe me mënyrën sesi paraqitet në fushë, por me temperamentin e nxehtë, shpeshherë kthehet në kryeqendër të vëmendjes për incidentet që ndodhin.

Tifozët kundërshtarë nuk e presin aspak mirë dhe rasti i fundit ishte në Laç, teksa u godit me gur nga stadiumi. Që në momentin që ka ardhur te Skënderbeu, Skënder Gega ka bërë një bisedë të gjatë me secilin prej lojtarëve, por te Zguro është ndalur më tepër për këtë pjesë. Por çfarë u tha realisht? Vetë lojtari ka treguar për “Sport Ekspres” edhe premtimin e dhënë.

“Është e vështirë për një futbollist që të përballet me sharjet dhe fyerjet, por ky është profesioni ynë dhe duhet të përpiqesh për t’i duruar. Gega e ka parë ekipin nga jashtë dhe mund të duket pak më keq se ata që janë brenda. Më tha se duhet të jem pak më i qetë dhe që t’ia bëja premtim atij dhe vetes. U përpoqa të jem sa më i qetë dhe u duk që ndaj Laçit.

Nuk është e vështirë për mua të jem i qetë, por duke parë situatën ku ndodhemi dhe temperamentin tim, ndodh që të gabojmë. Nuk jemi perfekt. Do të përpiqem që ta ul sa më tepër këtë gabim timin. Sigurisht që edhe kundërshtarët më provokojnë dhe shajnë shumë rënd, por kjo nuk më shfajëson dhe nuk duhet të bie pre e tyre”, tha Zguro.

Gjithashtu ka vend edhe për një premtim, pavarësisht vendit të fundit në tabelë, Zguro e ka bindje se Skënderbeu nuk rrëzohet nga Superiorja. “Duke parë gjërat që nuk po shkonin mirë në gjithë këto javë dhe pika e marrë në një transfertë si Laçi, do të kthehet besimi te djemtë dhe shumë shpejt mund ta kalojmë krizën. Pavarësisht situatës ku ndodhemi dhe që jemi në vendin e fundit, shumë shpejt do ta kalojmë momentin e vështirë dhe Skënderbeu nuk ka për të rënë nga Superiorja”, përfundon Zguro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online