Partizani lan përfundimisht duart me Europën, i pret përpara një Vllazni e etur për fitore

LIVE, Teuta-Partizani 0-0

E kanë mbyllur në paqe në Durrës. Teuta dhe Partizani kanë dalë nga stadiumi “Niko Dovana“ me një barazim 0-0, që u siguron të dyjave nga një pikë. Një rezultat që për hir të së vërtetës nuk kënaq në maksimum asnjë prej skuadrave. Teuta gjendet në 4 pikë larg Laçit dhe është jashtë zonës Europiane.

Me këtë të fundit Partizani lan përfundimisht duart mbrëmjen e sotme, duke dalë tërësisht jashtë objektivave në këtë sezon për t’u harruar për ta. Madje telashe i vijnë nga pas në renditje, teksa Vllaznia ka bërë të pabesueshmen ndaj Kukësit dhe janë vetëm 5 pikë larg të kuqve. Madje java e ardhshme i gjen përballë njëri-tjetrit, në një përballje ku shkodranët janë më shumë se kurrë të motivuar dhe të etur për ta fituar.

Ndërkohë janë ende edhe 2 ndeshje për t’u luajtur deri në fundin e këtij kampionati. Teutën e pret një kundërshtar i lehtë në letër si Flamurtari dhe do të përpiqet të kapë kështu Laçin, të cilët do të luajnë me Tiranën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Teuta: Celeski, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E.Vila, Avdyli, Çyrbja, Kallaku, L.Vila, Kapllani

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Melo, Telushi, Kodra, Solomon, Braun, Bardhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online