LIVE, raportim/ “Ku janë t’ja q. ro..?” Policëve shqiptarë nuk u mbajnë më nervat, ultrasit e Romës i nxjerrin nga binarët në kryeqytet

Dhanë premtim se nuk do ta shkatërronin kryeqytetin e Tiranës, por jo Policinë Shqiptare. Kurrsesi nuk mund ta jepnin një të tillë, pasi në rregullat bazë të ultrasve, personat që mbajnë veshur uniformën e shtetit janë kundërshtarët e parë.

Në orët e mbrëmjes mund të themi me plot gojën se situata ka degraduar në Tiranë. Teksa tifozët holandez ishin mbledhur në pedonale mes birrave dhe ku shpeshherë shoqëroheshin nga disa incidiente, tifozët italianë po shfrynin dufin ndaj policisë.

Rruga nga liqeni që të sjellë për te pallati me shigjeta ishin tërësisht e bllokuar nga dyluftimet mes tifozëve italianë dhe Policisë Shqiptare. Madje disa pronarë të bizneseve dhe lokaleve në buzë të rrugës të rekomandonin që të gjeje një rrugë dytësore nëse nuk doje të përfundoje i dëmtuar apo të shkoje në rajon.

“Ku janë t’ja q. ro..?”. Ishin fjalët e një polici që kishte përfunduar në lokal për t’u qetësuar pas përleshjes së parë dhe për t’u rikthyer në vijën e parë të frontit me shokët e tij, pas komunikimit të marrë në radio. Nervat nuk mbanin më, tifozët kanë shkatërruar shumë prej makinave të policisë.

“A je mirë?”. Ishin fjalët që një tjetër polic do t’i drejtonte një qytetari shqiptar që e kishte pësuar si kalimtar rruge. “Mirë jam o vëlla, por më goditi ky shoku jot nga duart me shkop, shiko si më ka bërë”. Me pak fjalë, kjo është e gjithë situata që mbërrin nga kryeqyteti shqiptar gjatë orëve të vona, veçanërisht prej tifozëve italianë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *