Manchester City “tallet” me Liverpulin për titullin kampion, Guardiola e kthen ndeshjen nga stoli me 3 gola në 5 minuta

Ndeshje të çmendura janë luajtur në Premier League në ditën e sotme, ku Manchester City dhe Liverpuli po luftonin për titullin kampion. Qytetarët e panë veten në disavantazh ndaj Aston Vilës me shifrat 0-2 pas golave të Cash dhe Coutinho.

Ky i fundit realizoi në minutën e 69, duke krijuar idenë se Manchester City do të humbiste titullin kampion. Por tre lëvizje nga stoli të Pep Guardiolës, përmbysën gjithçka në 3-2. Trajneri do të aktivizonte Sterling, Gundogan dhe Zinchenko.

Brenda pesë minutave erdhën tre gola, ku Gundogan realizoi dy gola dhe Rodri një tjetër. Ndërkohë asist do të vinte nga Sterling dhe Zinchenko. Kështu u zhvlerësua edhe fitorja 3-1 e Liverpulit ndaj Ëolves, teksa Manchester City është zyrtarisht kampion i Premier League. /Sport Ekspres/

LIVE, Liverpool-Wolves 1-1 Mane 26’/ Neto 3′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *