VIDEO/ Lojtarët e Manchester City humbasin në turmën e madhe të tifozëve, pushtojnë fushën pas mbarimit të ndeshjeve

Emocione të mëdha dhe që nuk përsëriten ishin ato të sotmet në Premier League. Manchester City kërkonte me patjetër fitoren për të mbërritur te titulli kampion ndaj Aston Vilës, pasi në të kundërt, Liverpuli ishte gati për të marrë vendin e parë.

Një ndeshje që kërkonte zemra të forta ajo e qytetarëve, teksa Aston Vila kaloi në avantazhin e dy golave, me Coutinho që i dha goditjen fatale në minutën e 70. Të paktën, kështu dukej, por Guardiola reagoi me tre lëvizje nga stoli që përmbysën ndeshjen.

I sapo futuri Gundogan realizoi dy gola dhe Rodri ishte autori tjetër që përmbysën ndeshjen në 3-2. Menjëherë pas mbarimit të takimit tifozët do të pushtonin fushën e blertë. Nga ana tjetër, te Liverpuli kishin zhgënjimin e madh pasi panë rezultatin e Manchester City. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online