Laçi ka arritur që të marrë një fitore të madhe kundër Partizanit. Kurbinasit kanë fituar në shifrat 1-2, duke përmbysuir rezultatin në 10 minutat e fundit të takimit. Kryeqytetasit kryesuan ndeshjen për shumë minuta dhe u mendua se do të merrnin tre pikët e radhës.
Mensah arriti të shënonte me kokë në minutën e 12 të ndeshjes. Kështu kaluan 70 minuta loje, derisa në të 83 ishte Soboëale që riktheu baraspeshën. Në minutën e 6 të shtesës, Tresa arriti të kalonte sërish portierin e Partizanit dhe t’i dërgonte shifrat në 1-2. /Sport Ekspres/