Vetëm para pak minutash ka nisur edhe Asambleja e FSHF për të zhvilluar punimet e saj. Sot duhej që të prodhohej presidenti i ri i FSHF, megjithatë nisur nga beteja ligjore me Gjykatën është thënë më herët se do të kemi një datë të re për zgjedhjet.
Ndërkohë punimet për Asamblenë janë duke vazhduar normalisht. Sport Ekspres siguron fotografinë nga kjo Asamble, teksa në këtë mbledhje gjendet edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gravina, për të monitoruar më nga afër gjithçka. /Sport Ekspres/