LIVE/ Emiliano Bullari tund rrjetën e Tiranës, talenti i Olimpiakos barazon për Shqipërinë U-21 (VIDEO)

LIVE, Shqipëria U-21-Tirana 1-1 Bullari (penallti 70′)/ Sasrak 44′

Shqipëria U-21 është duke zhvilluar takimin e dytë miqësor që ishte zhvilluar kundër Tiranës. Pas fitores në goleadë me Apoloninë, këtë herë ishte një tjetër përballje për djemtë e Bushit. Dalja me karton të kuq për Selmanin në minutën e 38 e vështirësoi edhe më tepër situatën për Shpresat. Sasraku do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 44, për të dërguar në avantazh Tiranën drejt dhomave të zhveshjes.

Ndërkohë goli i barazimit do të vinte nga ana e Emiliano Bullarit. Në minutën e 69 të takimit do të akordohej një penallti për Shqipërinë U-21, atje ku talenti i Olimpiakos nuk do të gabonte për ta dërguar topin në rrjetë. Ilion Lika e kuptoi krahun e goditjes së 11-metërshit, por pa mundur për ta evituar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online