LIVE, e pabesueshme/ Geraldo Bajrami “shpiket” në rolin e Bellingham, West Ham po eliminohet nga ekipi i Kategorisë së 6 në Angli

Tërësisht e pabesueshme ajo që po ndodh në Angli me magjinë e FA CUP. Kryefjala e momentit është Kiddermanster, atje ku luan edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Geraldo Bajrami. Ekipi i Kategorisë së 6 në Angli do të eliminonte Reading që është pjesë e Championship. Në orën 13:30 nisi përballja e radhës ndaj Ëest Ham, këtë herë me një skuadër më të vështirë që gjendet në renditjen e sipërme të Premier League.

Por pjesa e parë është befasuese teksa Kiddermanster po fiton me shifrat 1-0. Geraldo Bajrami e nisi nga minuta e parë këtë ndeshje, por trajneri i shpiki një rol të ri, si mesfushor para mbrojtjes. Lojtari shqiptar kërkon të imitojë suksesin e Jude Bellingham, talentin e Dortmundit që dikur kanë luajtur te Birmingham. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online