LIVE, Dudelange-Tirana/ Ndodh ajo që nuk pritej, Tirana pëson golin dhe tani luhet me 10 lojtarë (VIDEO)

LIVE, Dudelange-Tirana 1-0 71′ Hasan

67′ Mbrëmje horror e Limajt. Gabon në pasim dhe i jep kundërsulmin Dudelanges, më pas bën ndërhyrje të gabuar dhe merr kartonin e dytë të verdhë, luhet me 10 lojtarë nga të dy ekipet.

53′ Kapiteni i Dudelanges Kirch merr kartonin e dytë të verdhë, largohet nga fusha.

 

Pjesa e parë për ndeshjen mes Dudelanges dhe Tiranës është mbyllur pak minuta më parë. Kampionët e Luksemburgut janë afruar më tepër për të shënuar, por pa ia dalë. 20 minutat e para ishin dominim i plotë i vendasve që po rrezikonin shumë, ndërsa me kalimin e minutave, Tirana filloi të ngrihej disi në nivel.

Bardheblutë kishin vetëm një moment të mirë, ku pas një kaosi në mbrojtje, mund të ishte gjetur avantazhi. Gjithsesi këto 45 minuta të para nuk mund të quhen të kënaqshme. Mesfusha e cila ka qenë pika më e fortë e Tiranës nuk ka funksionuar.

Thuajse e pamundur që të shohësh disa kombinime të sakta radhazi, teksa shpeshherë zgjidhet topi i gjatë si alternativë. Taulant Seferi është i vetmi lojtar që ka përmbushur pritshmëritë duke nxjerrë përpara bardheblutë nëpërmjet aftësive të tij. Xhixha duket ende në hije, ndërsa Da Silva është tërësisht për t’u harruar.

Në portë ka gjithmonë siguri me Visar Bekajn, pavarësisht një eksperimenti që bëri në minutat e fundit duke rrezikuar situatën, por fatmirësisht pa pësuar. Sa i përket mbrojtjes, deri tani ka çaluar vetëm Toshevski në dy situata. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online