“Ishim gati të ndryshim, por na prishi planin kartoni i kuq”, Shehi nuk e humb besimin pas humbjes: Ka edhe ndeshje kthimi

Tirana ka zhgënjyer në ndeshjen e parë në Champions League. Bardheblutë janë karguar me humbje nga Luksemburgu. Pjesa e parë nuk pati ritmin e duhur nga kampionët e Superiores, ndërsa e dyta nisi me fat për Tiranën. Në minutën e 54-t, kapiteni i Dudelange-s, Kirch ndëshkohet me kartonin e dytë të erdhë, duke lënë ekipin me 10 lojtar.

Sigurisht që Tirana përpiqet të përfitojë nga kjo epërsi numerike, por pa sukses. Në minutën e 68 Vesel Limaj bën të njëjtin gabim si kundërshtari, duke marrë kartonin e dytë të verdhë. Mesfushori lë fushën para kohe dhe vetëm 3 minuta më vonë Dudelange e dërgon topin pas shpinës së Visar Bekajt. Ishte Hasani ai i cili mban autorësinë e golit. Në minutat e fundit Tirana përpiqet të reagojë, duke kërcënuar portën me Ismajlgecin dhe Seferin. Por kaq nuk mjafton dhe bardheblutë tregojnë se ishin larg asaj që pritej. Pas përfundimit të ndeshjes, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Oversport”-it.

Shehi(Tirana): “Ndeshje deri diku e interpretuar mirë. Goli që morëm ishte i evitueshëm. Të tilla gjëra ndodhin në futboll. Më vjen keq për kartonin e kuq, ishim gati për të ndërhyrë. Kartonin e dytë e morëm kur e kishim ne topin. Kjo është vështirësia e madhe. Është ndeshje me eliminim. Ka edhe ndeshje kthimi. Kemi besim te Tirana për të përdorur të gjitha forcat për ta përmbysur rezultatin. Si mund ta marri Veseli dhe Totre topin kur të gjithë kundërshtarët janë bosh? Donim të luanim shpejt dhe të ndërronim krahun e lojës. Ne kemi strategji loje. Nuk jam dakort fare me si e shikoni ndeshjen ju nga jashtë. Ne ishim gati për të ndryshuar, për të dalë 4-2-3-1. Do ndërronim Limajn dhe të fusnim Hasanin, por plani na u prish nga kartoni i kuq. Situata e lojës rrjedh aq shpejt dhe nuk e mendonim që kartoni i kuq do të vinte aq shpejt. Taulanti mund të luajë edhe në majë, por është më efikas në krahë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online