LIVE, Dinamo-Hajduk Split/ “Nëndetësja” fundos kroatët në “Air Albania”, kualifikimi vendoset në shtesa

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ka përfunduar koha e rregullt në “Air Albania”. “Nëndetësja blu” ka fundosur Hajdukun e Splitit, teksa është duke fituar me shifrat 1-0. Baton Zabërgja tundi rrjetën në minutën e 14, duke shtangur kroatët.

Ndërkohë këta të fundit janë detyruar të luajnë me një lojtar më pak që nga minuta e 78, kur Bamba u ndëshkua me karton të kuq. Me rezultat të përgjithshëm 2-2, ndeshja ka shkuar në shtesa, ku do të përcaktohet edhe ekipi që do të kualifikohet në “play off” të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/