Shqipëria U21 do të përballet me Turqinë më datë 7 qershor, ndërkohë që më 9 dhe 11 qershor janë në program edhe dy miqësore me Uellsin. Trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur lojtarët për këto dy takime dhe sot ka dalë në një konferencë për shtyp.
Në listën e bërë publike vihen re lojtarë të shumtë nga vendi ynë, por edhe nga Maqedonia. Sigurisht nuk mungojnë elementët cilësorë që vijnë nga jashtë, ku bie në sy edhe sulmuesi Xhakomo Vrioni.
LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET ME TURQINË DHE UELLSIN
PORTIERË: Mario Dajsinani (Skënderbeu), Andrea Hoxha (Vintertur), Romeo Harizaj (Apolonia)
MBROJTËS: Jon Mersinaj (Laçi), Shaqir Tafa (Kuneo), Drilon Kryeziu (Triglav), Leonard Maloku (Fermana), Serxho Kalaj (Lacio), Anxhelo Ndrecka (Kievo), Blerton Sheji (Struga), Jorgo Pëllumbi (Skënderbeu)
MESFUSHORË: Omar Imeri (Shkëndija Tetovë), Sherif Kallaku (Teuta), Aristidi Kolaj (Sasuolo), Kleandro Lleshi (Leganes), Esat Mala (Partizani), Julian Shehu (Kastrioti), Arbin Zejnullai (Shkëndija Tetovë), Shefit Shefiti (Shkëndija Tetovë), Lindon Selahi (Standard Liezh), Patrik Bardhi (Kastrioti),
SULMUES: Din Sula (Vasland Beveren), Agim Zeka (Fortuna Sitard), Emiljano Bullari (Olimpiakos), Xhakomo Vrioni (Venecia)