Lista e Kombëtares U-21 pëson ndryshime/ Largohet Rrapaj, thirret Flamur Ruci

Lista e Kombëtares shqiptare U-21, e thirrur për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë ka pësuar sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Arinaldo Rrapaj ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të japë kontributin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Anglisë.

Për këtë arsye, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në ekip mesfushorin e Bylisit, Flamur Ruci, i cili i është bashkuar menjëherë ekipit. Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Anglisë më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 20:45, teksa vazhdojnë grumbullimin në qytetin e Durrësit dhe përgatitjet për këtë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *