Lista e Kombëtares/ Ivan Balliu pritet të jetë “risia” e Rejës, pikëpyetje e madhe për Ernest Muçin

Ndeshjet e tetorit janë duke u afruar gjithmonë e më shumë për Kombëtaren Shqiptare. Në datën 2 tetor pritet që të publikohet edhe lista nga trajneri Reja sa i përket futbollistëve që do të jenë thirrur për dy finalet e vërteta ndaj Hungarisë dhe Polonisë. “Risia” e vetme që pritet në këtë listë, nëse mund të quhet e tillë, është Ivan Balliu.

Ky i fundit po shkëlqen në La Liga dhe pritet që të grumbullohet për të kompletuar krahun e mbrojtjes së bashku me Elseid Hysajn. Nga ana tjetër ka pikëpyetje të madhe për Ernest Muçin, nëse do të ketë një tjetër ftesë për të nga Kombëtarja A. Gjasat janë më të mëdha që futbollisti i Legias t’i mbetet Alban Bushit, për sa kohë nuk e shfrytëzoi shansin e ardhur te ekipi i parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online