Liria e drejtuar nga Bledi Shkëmbi duket në rrugën e duhur, sepse në miqësoret verore po mahnit. Pasi mundi lehtësisht Laçin para pak ditësh, sot skuadra nga Prizreni mposhti bindshëm edhe Teteksin e Tetovës, duke fituar 2-0 në Ohër.
Në pjesën e parë Liria luajti me ekipin e të rinjve, ndërsa golat erdhën në pjesën e dytë, kur u futën titullarët.
Ashtu si ndaj Laçit, shënuan sërish Kocev dhe Korenica. Një ndeshje e dominuar totalisht nga Liria, që goditi disa herë shtyllat. Paraqitje mjaft e mirë edhe për lojtarët e Kategorisë Superiore, bashkuar me Lirinë gjatë verës.