Lionel Mesi shpall lamtumirën mes lotëve: Nuk doja të ikja! Po, PSG më ka…

Lionel Mesi ka folur në konferencën për shtyp duke shpallur lamtumirên nga Barcelona. Ylli argjentinas ishte mes lotëve ku tregoi të vërtetën e tij për largimin nga katalanasit. Asnjë përçarje me drejtuesit dhe e gjitha erdhi nga La Liga.

“Unë isha bindur që të qëndroja te Barcelona. U binda nga projekti dhe vendosa që të vazhdoj. Kjo është shtëpia ime, kjo është shtëpia jonë. Kontrata ime u mbyll, ishte gjithçka në rregull. Kthehem nga pushimet dhe Laporta më shpjegoi gjithçka, La Liga nuk e rregjistroi. PSG mund të jetë ekipi im, po. Jam në kontakte me ta, por kam telefonata nga shumë ekipe.

Duhet të presim. Nuk kisha asnjë problem me Barcelonën, isha dakort për të gjitha pikët e kontratës. Bëra gjithçka munda që të qëndroja, por këto ishin rregullat e La Liga. Fotografia me lojtarët e PSG? Ishte komplet rastësi, po bënim pushime dhe më thonin me shaka që eja në Paris”, tha Mesi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *