Leo Mesi në versionin “Super Mario”! Video e veçantë e Barcelonës me lojën e njohur, si “pleshti“ ngre lart flamurin e klubit

Leo Mesi është larguar përfundimisht nga Barcelona, por ka lënë pas kujtime që kanë mbetur në historinë e futbollit europian. Ylli argjentinas ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën katalanase ndër vite dhe patjetër që në kampin blaugrana i mbeten përherë mirënjohës për çdo ndeshje ku ai ka zbritur me fanellën kuqeblu në fushë.

Te Barça kanë nisur të falenderojnë në çdo lloj mënyre ish-kapitenin e tyre, duke bërë edhe gjetje mjaft kreative për të kujtuar sukseset që “pleshti” korri në “Kamp Nou”. Ekipi katalanas sjell Leo Mesin në versionin “Super Mario”. Sulmuesi 34-vjeçar merr rolin e karakterit kryesor të lojës mjaft të njohur dhe kalon çdo nivel të mundshëm përgjatë karrierës së tij te Barcelona.

Nga momenti kur ishte një fëmijë i vogël në debutimin me blaugranat, e deri te 6 Topat e Artë të fituar, Barça tregon përmes “Super Leo”-s rrugëtimin se si Mesi ngre lart flamurin e klubit në arenën spanjolle dhe atë europiane./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online