Limaj: Tani jemi të qetë, na mungon shumë një futbollist

Vesel Limaj shënoi një gol të shkëlqyer dhe me rëndësi të madhe, sepse ishte i pari i ndeshjes kundër Luftëtarit, ndërkohë që përveç golit, luajti mjaft mirë dhe u zgjodh Lojtari i Ndeshjes në “Gol pas goli” në Supersport, ku ai foli pas ndeshjes.

“Ndryshimi në lojë? Tani jemi më të qetë, kemi rigjetur harmoni e qetësi pas fitores së javës së shkuar dhe gjithçka ka qenë më e lehtë.

Mungesat në mesfushë? Rivaliteti na bën mirë, shpresoj të kthehen të gjkithë sa më shpejt. Musolli na ndihmon shumë, si lojtar dhe si karakter, na duhet shumë.

Titulli? Ne shohim ndeshjen e radhës në Korçë, nuk e kemi mendjen te Partizani, është tepër herët për të parë renditjen dhe rivalin direkt.

Partneri në mesfushë? Ndihem mirë me çdo lojtar, si me Musollin, ashtu edhe me Dzarian apo të tjerët.

E ardhmja? Unë kam kontratë me Kukësin, nuk mendoj për largim.

Loja e mirë në Elbasan Arena? Është fusha e mirë, ndoshta ndikon kjo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *