Limaj e padit, Bylisi: Nuk je minoren, vetë firmose!

Vesel Limaj kërkon të lërë Bylisin, vetëm pak muaj pasi firmosi kontratë 2-vjeçare në Ballsh. Futbollisti i ardhur nga Gjermania verën e shkuar pretendon se menaxheri dhe Bylisi e kanë mashtruar, duke i thënë se ka firmosur vetëm për 6 muaj dhe duke i premtuar kalim në Jordani, me të ardhura të rëndësishme, sepse Bylisi i jep vetëm 30.000 lek të reja në muaj.

Kjo ka bërë që Bylisi të reagojë, me një komunikatë zyrtare.

REAGIM ZYRTAR PËR ÇËSHTJEN “LIMAJ”

Jemi njohur me dokumentacionin e çështjes “Limaj” dhe për këtë nuk kemi dashur që të nxitohemi për dy arsye: a- Për tifozët, b- Për procedura juridike

Ju bëjmë me dije se Vesel Limaj është moshë madhore, jo minoren. Ka firmosur kontratën 2-vjeçare me vullnet të plotë. Për pagesën ka rënë po gjithashtu dakord me vullnet të plotë, pa u vënë në presion.

Ne si klub jemi treguar korrekt me pagesat. Lojtari ka shkelur kontratën, pasi nuk është kthyer në Shqipëri më 4 janar, nuk ka kryer fazën përgatitore. Ne kemi marrë masat ndaj tij, të cilat ia kemi bërë të ditura.

Çdo gjë që është bërë mes palëve nuk ka pasur të fshehta, kështu që lojtari është i lirë të kërkojë ç’të dojë, por në momentin që është korrekt me ne. Gjithsesi, ne nuk e pengojmë që të zgjedhë gjykatën, pasi jemi të bindur për punën që kemi bërë me të, korrektësinë dhe çdo detaj.

Jetesa do të thoni? Po, normalisht Shqipëria nuk është Gjermania dhe nuk pretendojmë që Ballshi të jetë Hamburgu, kështu që “ky stan këtë bulmet ka”. Të mirëpresim Vesel, je me ne deri në fund të sezonit të ardhshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online