Limaj: Bylisi, “trampolinë” për mua

Mesfushori i Shpresave të Kosovës: Dua të luaj në elitë, më pëlqen ambienti

Vesel Limaj është një nga afrimet cilësore që ka bërë skuadra e Bylisit. Mesfushori kosovar është ambientuar shpejt te ballshiotët dhe tashmë kërkon të provojë një sfidë për karrierën e tij.

Në një prononcim dhënë për “Sport Ekspres”, mesfushori Limaj ka deklaruar: “Bylisin ma sugjeruan si klub dhe nuk u mendova dy herë për të firmosur. Më pëlqeu si eksperiencë, sepse dëgjova që është një klub qe u jep hapësirë talenteve. Kam më shumë se një muaj këtu dhe jam ambientuar, madje ambienti është shumë i mirë nga të gjithë faktorët. Duke zhvilluar disa miqësore po mësoj më shumë për futbollin këtu. Njoh Tiranën nga ekipet që ne kemi në grup dhe do të jemi rivalë me ta. Më pëlqen shumë që jam pjesë e një klubi me shumë kualitet dhe ka harmoni, pasi a lojtarë shqiptarë, serb, brazilianë, kosovarë, nigerianë e kamerunas.

Unë besoj shumë se në sezonin e ri, që në startin e së shtunën do të jemi solid, madje dhe më mirë se në Kupë. Më vjen mirë qe shënova dhe e nisa me gol, por dua që skuadra të fitojë në çdo ndeshje. Në fund të sezonir besoj shumë se do të ngjitemi në Superiore. Dëshira ime është që të luaj sa më shumë dhe të jap më të mirën për skuadrën time. Me Bylisin dua të luaj në elitë dhe pse jo, pasi të kem më shumë eksperiencë të luaj jashtë, siç edhe janë projektet e klubit”,- ka mbyllur mesfushori 21-vjeçar Vesel Limaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online