Mbrëmja e sotme ka prodhuar rezultate befasuese në Champions League. Lille e Edon Zhegrovës ka shokuar Realin e Madridit në Francë. Futbollisti shqiptar fitoi një 11 metërsh në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, i cili u shndërrua në gol nga Davidi. Kaq mjaftoi që Lille të mposhtte mbretërit e Europës.
Ndërkohë Bayern Munich-u është larguar kokë ulur nga Anglia. Bavarezët janë mundur me rezultatin minimal 1-0 nga Aston Villa. Ndeshja u vendos në minutën e 79 nga Durani. Një tjetër rezultat befasues ishte edhe ai mes Benfica-s dhe Atletico-s së Madridit. Këta të fundit janë shkatërruar me rezultatin e thellë 4-0 nga portugezët./Halit Delibashi-Spot Ekspres/