Lilaj: Ndeshje e shkëlqyer, kemi ritëm tjetër. Nuk diskutoj vendimet e Panuçit

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, shënoi golin e fitores ndaj Kukësit dhe ishte sërish vendimtar, ndërkohë që i gjithë Skënderbeu funksionoi si një orë zvicerane.

“Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, pavarësisht nga lodhja, sepse kemi luajtur 3 ndeshje në javën e fundit. Kualifikimi për në grupet e Europa League na ka dhënë një shtysë më shumë në krahasim me ekipet e tjerë, sepse kemi luajtur gjithë verën dhe kemi ritëm tjetër në krahasim me rivalët”, deklaroi Lilaj pas ndeshjes në mikrofonin e Supersportit.

Shënuesi më i mirë i kampionatit së bashku me Bushiç, a është një objektiv Këpuca e Artë? “Jo, nuk bëhet fjalë për synime të tillë, unë nuk shënoj aq shumë, por sa herë më jepet rasti të shënoj, është një kënaqësi”.

“Kombëtarja? Nuk dua të diskutoj dhe paragjykoj vendimet e Panuçit, apo edhe të Dajës nëse do të bëhej fjalë për vendimet e tij. Unë duhet vetëm të bëj punën time dhe të respektoj vendimet e trajnerëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *