Lila: Duhet shijuar çdo minutë, fat për brezin tonë!

 

Mbrojtësi është në dekadën kuqezi, që pas debutimit në 2007-n, teksa e ka pritur gjatë këtë moment edhe pse nuk mohon: Do të kisha dashur që edhe ne të merrnim pjesë në Botëror

Andi Lila përgatitet të zhvillojë sfidën e tij numër 66-të me kombëtare e Shqipërisë, teksa debutimi i tij erdhi plot 10 vjet më parë. E megjithatë, Spanja dhe Italia për mbylljen e vitit janë padiskutim qershia mbi tortë. “Të them të drejtën është fat i madh për brezin tonë që na qëlloi këtë periudhë të luajmë ndaj dy skuadrave kampione bote, edhe çdo futbollist ka dëshirë të jetë në të tilla takime të jashtëzakonshme do thoja, pasi nuk mund të luash çdo ditë me lojtarë nga më të mirët në botë. Në ndeshjen e parë zhvilluan një ndeshje të mirë nga ana taktike deri në minutën që pësuam golin. Spanja ka individualitet që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë në mbrojtje, duke parë që Spanja kundër të gjitha skuadrave hap probleme. Por ne gjithkund do bëjmë lojën tonë, do dalim në lojën tonë, sepse çdo minutë në Kombëtare nuk përsëritet dhe të luash ndaj Spanjës dhe Italisë është fat dhe duhet të hyjmë me dëshirë, me qejf, me gëzim për të bërë gjëra pozitive dhe për t;i treguar të gjithëve vlerat tona”, tha mbrojtësi i Janinës.

Impenjimi – Më pas, duke folur për impenjimin, Lila tha: Në çdo ndeshje, jo vetëm me Spanjën, në Kombëtare çdo futbollist që vjen duhet ta shijojë çdo minutë dhe duhet të japë 120%, 200%, siç e kemi treguar në ndeshjet e tjera me skuadra të forta. Spanja është ndër më të fortat, ka dalë kampione bote. Duhen gjithë komponentët bashkë për të marrë një rezultat të mirë. Do bëjmë gjithçka për të dalë me kokën lart nga fusha.

Përgatitja –  Duke u ndalur te përgatitja e kësja sfide, Lila ka lënë të kuptohet se nuk po bëhen gjera të jashtëzakonshme: Normalisht edhe Spanja si gjithë ndeshjet e tjera vlen tre pikë dhe është një ndeshje e grupit. Edhe lojtarët vete e presin me shumë dëshirë këtë ndeshje, pasi është ndeshje e madhe. Edhe trajneri po e përgatit në një mënyrë të mirë, të qetë dhe me zor po presim ditën e premte për të nisur ndeshja.

Panuçi dhe De Biazi – Nuk mund të mungojë krahasimi De Biazi dhe Panuçi: Të gjithë trajnerët kanë filozofinë e tyre, por objektivi final është që të gjithë jemi për një qëllim dhe të ecim përpara. Si me De Biazin, ashtu edhe me Panuçin ndihemi shumë mirë, jemi në një ritëm të mirë të gjithë së bashku që të arrijmë qëllimet tona, sepse këtu nuk përfaqësohemi në mënyrë individuale, por përfaqësojmë një komb.

Objektivi – Nisur nga objektivi, që është vendi i tretë, Lila u shpreh: Normalisht duke parë, siç e tha edhe Armando, fati jo i mirë që na qëlluan në grup dy skuadra të nivelit të jashtëzakonshëm dhe duam s’duam ishim mbrapa, duke llogaritur edhe ndeshjen me Izraelin që ishte e çuditshme. Në ndeshjet e fundit, jo se dolëm jashtë objektivit, por normalisht nuk ishte optimizmi i kualifikueseve të Europianit sepse ne ishim gati për kualifikim dhe ia arritëm. Për ne, unë që flas dhe të gjithë shokët e skuadrës, çdo ditë që jemi në Kombëtare, çdo ditë që luajmë ndeshje është diçka që nuk vjen më, nuk përsëritet. Ne mundohemi të lëmë gjurmët tona dhe kështu duhet të vijmë, me këtë mentalitet, që ne duhet të vijmë ta ndihmojmë skuadrën, të ndihmojmë që emri i Shqipërisë të ngrihet lart. Do kisha dëshira të ishim edhe ne pjesë e Botërorit sepse përjetuam një Europian të jashtë zakonshëm, nga na personale ishte gjëja më e bukur e përjetuar në karrierë. Nuk e kam provuar Botërorin, kisha shumë dëshirë. Do shohim përpara, këto ndeshje që kanë mbetur ne do japim maksimumin dhe çdo minutë ta shijojmë”.

Italia – “Unë them që në Shkodër mund të marrim tre pikë, por gjithsesi ne do futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Kushdo që do luajë do japë më të mirën. Normalisht do jenë të vështira, por ne asnjëherë nuk do të jemi inferiorë ndaj askujt, pasi nuk kemi arsye, nuk kemi çfarë të humbim. Mendoj se kjo që the për një pikë në dy ndeshjet, në Shkodër do marrim tre. Jam optimist dhe do besoj se do marrim tre pikët me Italinë. Shpresoj që pas ndeshjes të flasim për këtë dhe të bëjmë diçka historike, të mundim një kampion bote, që nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë”, ishte komenti i tij nisur nga ndeshja me Italinë, tre ditë pas Spanjës.

Tifozët – Por, çfarë i premton tifozëve shqiptarë: Të them të drejtën, jo për servilizëm apo për diçka tjetër, ne kemi tifozët më të mirë. Këtë gjë e treguam në Europian, i treguam gjithë Europës së kush ishim, duke bërë që të ndryshojnë krejtësisht opinion për ne si popull. Gjithmonë kur futem në fushë për tifozët mundohem të jap edhe 20% më shumë për ata, 100% i jap për vete. Dua të them që tifozët gjithmonë na kanë mbështetur gjithmonë, në momente të mira, apo në momente jo të mira. Shpresojmë të vazhdojnë të jenë lojtari i 12-të, siç kanë bërë gjithmonë. Unë u jam shumë mirënjohës atyre dhe do t’u thosha të vazhdojnë me këtë ritëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online