Lika nis punën, Firat prezantohet, por ka një “kleçkë” të madhe

Vllaznia ka nisur punën, më në fund, pas shumë problemeve dhe vonesave të mëdha, tekniku Hasan Lika stërviti skuadrën ditën e djeshme duke rreshtuar 17 lojtarë. Situatë e vështirë, por numri një i stolit ka besim se mund t’ia dalë mbanë. Numri një i stolit, sipas klubit kuqeblu…

Drejtori Sportiv, Engin Firat, duhet të ishte pranë ekipit ditën e djeshme, por nuk u pa askund rreth ambienteve të klubit. Turku nuk dihet se kur do t’i bashkohet, klubit, ose nëse do t’i bashkohet ndopak.

“Sport Ekspres” mëson se Vllaznia ka bërë përzgjedhjen e trajnerit Hasan Lika dhe Drejtorit Sportiv, Engin Firat, por nuk ka ende asnjë zyrtarizim. Ende nuk është nënshkruar e zeza mbi të bardhë dhe momentalisht as Hasna Lika dhe as Engin Firat nuk kanë firmosur kontratat me klubin shkodran.

Kjo do të thotë se ka mundësi që gjërat të ndryshojnë sërish në rast se palët nuk dakordësohen për kushtet e kontratës. Me trajnerin Lika është më e thjeshtë, pasi ka dalë në stërvitje, por nuk mund të thuhet diçka e tillë për drejtorin sportiv Firat, mos u habisni nëse mund të vendoset ndonjë emër i ri në këtë detyrë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online